AlbanianSport.com 09/01/2017 15:15
ASNN – Ashtu sikurse dhe ka qenë vendimi i fundit i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Basketbollit, të dielën e kaluar ka nisur Kampionati Kombëtar i moshave deri në 18 vjeç, djem e vajza.
Katër ekipe tek të rejat dhe 12 ekipe tek të rinjtë. Por ajo që bie në sy është se tek të rejat mungojnë Skënderbeu, që është kampione në fuqi, Tirana, Goga Basket, Elbasani, Apolonia, pse jo dhe Vlora Volej.
Po kështu tek të rinjtë nuk janë Teuta, Tirana. Përfundimisht kampionati i të rinjve ka nisur i cunguar, ndërsa që në javën e parë vihen re rezultate bombastike dhe shumë pak rivalitet.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e parë
(7 janar 2018)
Partizani – Vllaznia 51-101
Flamurtari – The Roses (Përmet) 55-46
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 1 1 0 101-51 2
- Flamurtari 1 1 0 55-46 2
- The Roses 1 0 1 46-55 1
- Partizani 1 0 1 51-101 1