(Video) Flamurtari / Vlonjatët e mbyllin me fitoren 5-1, nisen drejt Turqisë

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2017 12:30

ASNN – Flamurtari ka fituar miqësoren e fundit të zhvilluar në Vlorë. Kjo i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të parë më mirë aftësitë e lojtarëve të ardhur gjatë merkatos së dimrit. Në këtë miqësore kanë shënuar Bushiçi, Muaremi, Gafuri dhe Zuka. Të hënën Flamurtari është nisur drejt Antalias ku do të zhvillojë fazën përgatitore dimërore. Kështu, Bushiç dhe  tre afrimet e reja në merkaton e janarit shpërthejnë në miqësoren e fundit të Flamurtarit të zhvilluar para nisjes drejt Antalias për fazën përgatitore.

Kundërshtarët e Flamurtarit A kanë qenë 19-vjeçarët kuqezinj. Kjo miqësore prove i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të parë sidomos lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit. Në 45 minutat e para trajneri Duro ka aktivizuar lojtarët të cilët kanë qenë pjesë e formacionit kryesor në pjesën e parë të kampionatit. Në 11-she nuk ka qenë asnjë nga lojtarët e afruar në merkaton e dimrit. Me këtë formacion skuadra e Duros I ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë janë aktivizuar Muaremi, Gafuri, Nedejlkoviçi si dhe Bushiçi e Franc Veliu që vinin nga dëmtimet. Pikërisht në këtë fraksion të miqësores Flamurtari ka shpërthyer në gola, dy herë Bushiçi, më pas Muaremi dhe Gafuri, ndërsa një tjetër e ka realizuar Zuka. Për të rinjtë, golin e vetëm e ka realizuar Bena. Flamurtari ka mbyllur tashmë përgatitjet në Vlorë, për t’u zhvendosur prej datës 8 deri në 21 janar në Antalia të Turqisë.

Skuadra vlonjate do të zhvillojë aty fazën përgatitore, ndërsa janë parashikuar për t’u luajtur në tokën turke edhe tre ndeshje miqësore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh