(Video) Peshëngritje / Përvijohet kalendari i shtangës për 2018-ën

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2017 11:35

ASNN – Shtanga kuqezi e ka mbyllur vitin që lamë pas me 9 medaljetë marra në Kampionatin Evropian për Të Rritur, në atë për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët dhe në atë Botëror. Natyrisht, kulmi i kalendarit të peshëngritjes për 2018-ën është Kampionatit Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në Tiranë nga 22 marsi, deri më 1 prill. Ky Evropian rikthehet kështu në kryeqytetin shqiptar pas 5 vjetësh, që nga ai i mbajtur në prill të 2013-ës.

Pas disa vitesh të njollosura nga skandalet e njëpasnjëshme të dopingut, peshëngritja shqiptare është rikthyer fort në pedanë në 2017-tën, duke rigjetur edhe vendin në podiumin e veprimtarive madhore ndërkombëtare. Shtanga kuqezi e ka mbyllur vitin që lamë pas me 4 medalje të marra në Evropianin e Splitit në Kroaci, nga Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, por edhe me 3 medalje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët, që u mbajt në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Arbër Çerçizi është shpallur nënkampion i dyfishtë i kontinentit, ndërsa Romario Avdiraj mori medalje bronzi. Qershi mbi tortë ishte Romela Begaj, në 69 kg për femra, e cila ka arritur edhe kulmin e saj, duke u shpallur kampione e botës në shkëputje, e para medalje e artë botërore për të rriturit në historinë e Shqipërisë. Me vendin e 5-të në shtytje, ajo ka siguruar edhe medaljen e argjendtë në dygarësh, duke u shpallur edhe nënkampione e botës.

Kësisoj, peshëngritja shqiptare e ka nisur vitin e ri duke publikuar kalendarin e veprimtarive për 2018-ën. Gjithçka nis më 16 shkurt, me Kupën e Shqipërisë për Të Rritur, që do të pasohet nga Turneu Ndërkombëtar, që zhvillohet nga data 5, deri më 12 mars dhe nga Kampionati Kombëtar i Të Rinjve, që mbahet më 23 mars 2018. Të gjitha këto janë preludi i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në Tiranë nga 22 marsi, deri më 1 prill të 2018-së.

Ky Evropian rikthehet kështu në kryeqytetin shqiptar pas 5 vjetësh, që nga ai i mbajtur në prill të 2013-ës. Një tjetër impenjim madhor i shtangës kuqezi do të jenë Lojërat e 18-ta Mesdhetare, që do të mbahen në 10-ditëshin e fundit të qershorit Tarragona të Spanjës. Veprimtaria e shtatë e peshëngritjes për 2018-ën do të jetë Kampionati Kombëtar për Të Rritur, që do të mbahet më 21 shtator dhe që do të shërbejë si preludi i Kampionati Botëror të Peshëngritjes, që do të mbahet në nëntor dhe që do të ulë siparin e 2018-ës për shtangën shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh