AlbanianSport.com 08/01/2017 07:55
ASNN – Nga data 1, deri më 9 shtator 2018, do të zhvillohet në Tiranë faza finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit e ku do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira evropiane. Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë Evropian, Federata Shqiptare e Volejbollit, ka vendosur të organizojë disa seanca grumbullimi për përzgjedhjen e elementit më të mirë të kësaj moshe.
Kështu, Shqipëria do të jetë organizatore e fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-19-vjeçaret, turne që do të zhvillohet në Tiranë nga data 1, deri më 9 shtator 2018 e ku do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira evropiane.
Këto seanca përzgjedhëse, të cilat do të udhëhiqen nga trajneri i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe, Roland Tarja, do të zhvillohen në 4 qytete dhe do të testohen volejbollistet që luajnë në kampionatet kombëtare të moshave.
Testimi do të prekë të gjitha ekipet, në çdo cep të Shqipërisë, ndaj të gjitha klubet janë njoftuar të marrin pjesë me elementët më të mirë të tyre. Në këtë testim janë thirrur rreth 120 volejbolliste shtatlarta të datëlindjes 2000 dhe gjithçka ka nisur të dielën në Tiranë, për të vijuar më pas me Krutjen, Vlorën dhe Pogradecin.