Volejboll / Nisin përzgjedhjet për Kombëtaren e të rejave, sot Tirana

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 09:45

ASNN – Në shtator të këtij viti, Federata Shqiptare e Volejbollit do të jetë organizatore e fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit për grupmoshën e Nën-19-vjeçareve, turne që do të zhvillohet në Tiranë, nga data 1, deri më 9 shtator 2018 e ku do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira evropiane, njëra prej të cilave është edhe kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe.

Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë Evropian, Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me stafin drejtues të ekipit kombëtar, ka vendosur të organizojë disa grumbullime për përzgjedhjen e elementit më të mirë të kësaj moshe. Këto përzgjedhje, të cilat do të udhëhiqen nga trajneri i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve, Roland Tarja, do të zhvillohen në 4 qytete.

Aty do të testohen volejbollistet që luajnë në kampionatet kombëtare të moshave. Testimi do të prekë të gjitha ekipet, në çdo cep të Shqipërisë, ndaj të gjitha klubet janë njoftuar të marrin pjesë me elementët më të mirë të tyre. Në këtë fazë përzgjedhëse janë thirrur rreth 120 volejbolliste shtatlarta të datëlindjes 2000, por jo vetëm, pasi të gjitha lojtaret që synojnë të luajnë në kombëtare do të kenë shansin të testohen.

Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, së bashku me stafin e FSHV-së do t’i ndjekë nga afër këto grumbullime. Ato do të nisin sot në Tiranë dhe më pas do të spostohen në Krutje, Vlorë e Pogradec. Sipas kalendarit të ndërtuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, sot nga ora 12:00, deri në 14:30 në palestrën e Klubit Shumësportësh “Partizani” janë ftuar lojtaret e Partizanit, Dinamos, Tiranës, Tirana Volej, Duka Volejit, Vllaznisë, Besëlidhjes, Mirëditës dhe Korabit.

Më 12 janar 2018, në ora 15:00, në Krutje do të jenë në provë lojtaret e Apolonisë 1 dhe 2, Lushnjës dhe Divjakës. E po më 12 janar 2018, në ora 18:30, në Vlorë do të testohen lojtaret e Flamurtarit 1 dhe 2, Vlora Volejit dhe Himarës. Dhe kjo fazë përzgjedhëse përfundon më 13 janar 2018 në Pogradec, teksa do të jenë lojtaret e Pogradecit, Skënderbeut dhe Elbasanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh