AlbanianSport.com 06/01/2018 16:35
ASNN – Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj, ka zyrtarizuar mesditen e së premtes riveshjen e tij kuqeblu. Lojtari ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin e futbollit Vllaznia deri më 31 maj të këtij viti.
Pavarsisht se përflitej prej ditësh që sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj të ishte pjesë e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit futbollistik, zyrtarizimi i tij si kuqeblu është konkretizuar vetem mesditen e së premtes. Lojtari ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin e futbollit Vllaznia deri më 31 maj të këtij viti.
Për Sukajn, ky është një rikthim në shtëpi. Sipas tij, Vllaznia nuk është ekip i panjohur, sepse, përveçse është skuadra e qytetit të lindjes, ka preferuar ta ndjekë edhe gjatë ndeshjeve të pjesës së parë të sezonit. Sa i përket asaj se pse zgjodhi Vllazninë, sulmuesi thotë se, midis zgjedhjeve që kishte, preferoi të ndihmonte kuqeblutë duke patur parasysh situaten vështirë në të cilën gjendet skuadra.
Për Sukajn, Vllaznia i ka potencialet e duhura për të mbijetuar. Sukaj ka folur edhe për gjendjen e tij fizike, duke bërë të ditur se dëmtimin që ka pasur tek Partizani e ka lënë pas. Dhe, për këtë premton se do të bëjë më të mirën për skuadren, qoftë në shënimin e golave në portat kundërshtare, por edhe lojën në grup.