AlbanianSport.com 05/01/2018 07:05
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet për herë të parë në fushën e blertë këtë vit më 26 mars 2018. Në Stadiumin “Elbasana Arena” ajo do të presë në një takim miqësor Norvegjinë.
Ky takim do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i ekipit kombëtar, Kristian Panuçi, në rrugëtimin e tij në përgatitjet për Evropianin e futbollit të 2020-ës.
“Jam i bindur se bashkë me stafin dhe ne të tjerët do të mundohemi të jemi pjesë e Euro 2020” – tha Panuçi me rastin e marrjes së detyrës. Ndryshe nga edicionet e kaluara, ky Evropian do t’i zhvillojë takimet në 13 qytete të ndryshme të kontinentit.