Java e 16-të ul siparin e Superiores për 2017-ën, Skënderbeu, “kampion i dimrit”

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2017 20:25

ASNN – Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Partizani rikthehet tek fitorja pasi mundi Vllazninë 3-1. Skënderbeu shpallet kështu “kampion i dimrit”, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e fundit ndaj Teutës 3-1. Kategoria Superiore ka zhvilluar të premten javën e 16-të dhe të fundit për vitin 2017.

Skënderbeu është shpallur “kampion i dimrit” teksa ka fituar me rezultatin 3-1 në sfidën e fundit të luajtur në Korçë ndaj Teutës. Korçarët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Dediç, por arritën të përmbysnin gjithçka, falë golave të Ali Souesë në minutën e 36-të dhe të 81-të dhe golit të Xhejms Adenijit, në minutën e 85-të. Mban hapin e korçarëve Flamurtari, që fitoi në Kamëz 3-0 me golat e Ardit Hoxhaj, Zhufos dhe Tungaras.

Pas disfatës 5-0 në Gjirokastër, rikthehet tek fitorja Partizani që mundi Vllazninë me rezultatin 3-1, duke i zhytur shkodranët akoma më shumë në zonën e ftohtë. Dy gola mjaft te shpejtë në pjesën  e parë me Ibrahimin, në minutën e 9-të, që kaloi në epërsi skuadrën e Starovës, dhe Çinarin, që barazoi në të 11-tën për shkodranët. Fitorja e Partizanit u vulos në pjesën e dytë, falë golave të Gerhard Prognit në minutën e 65-të dhe Jurgen Bardhit në minutën e 83-të.

Tjetër fitore me peshë për Luftëtarin që i jep një shuplakë Kukësit, duke triumfuar në Stadiumin “Zeqir Ymeri” me shifrat 2-1 dhe tashmë duket se periudhës së trajnerit Mlladen Milinkoviç në drejtimin e verilindorëve i ka ardhur fundi. Gjirokastritët shënuan dy herë me Kristal Abazajn dhe Rrocën ndërsa Elis Bakaj realizoi golin e vetëm për Kukësin me 11-metërsh.

Në sfidën tjetër, Laçi mundi Lushnjën me rezultatin 3-1, me gola të Rexhinaldos, Uzunit dhe Xhixhës, ndërsa myzeqarët realizuan golin e barazimit të përkohshëm me Sefën. Në fund të javës së 16-të, që ishte edhe e fundit për këtë vit, kryeson Skënderbeu me 37 pikë, i ndjekur nga Flamurtari me 28, Laci me 27, Kukësi me 25, Partizani me 24 dhe mbyllin tabelën e renditjes Teuta dhe Vllaznia, me nga 15 pikë secila dhe Lushnja, me 8 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh