AlbanianSport.com 17.10.2014 19:35
ASNN – Mungesa të tjera për përfaqësuesen e Italisë në prag të sfidës miqësore të së martës me Shqipërinë, pasi Maxho dhe Paskual janë larguar nga grumbullimi.
Pas dëmtimit të Mario Balotelit, Antonio Konte nuk do të ketë në dispozicion as Kristian Maxhon e Manuele Paskual.
Mbrojtësi i Napolit është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane pasi është sëmurë me grip, ndërsa ai i Fiorentinës, u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Kroacisë.
I detyruar nga këto mungesa, Konte do të ndryshojë planet e tij, ndërsa sipas mediave italiane, kundër Shqipërisë trajneri do t’i besojë sulmin Graciano Pele dhe Stefano El Sharauit, që kundër Kroacisë bënë një paraqitje shumë të mirë.