AlbanianSport.com 11/12/2017 17:05
ASNN – Trajneri i të kuqve kryeqytetas, Sulejman Starova, nuk e ka fshehur se skuadra i tij, Partizani, tejkaloi të dielën pritshmëritë e tij në një sfidë të vështirë, siç ishte ajo me Teutën.
Një ndeshje që mund të ishte fituar nga secila skuadër, por që në fund, fati i buzëqeshi skuadrës së tij. Kështë e ka cilësuar trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, fitoren e skuadrës së tij ndaj Teutës.
Megjithatë, 61-vjeçari e vlerëson 3-pikëshin si tepër të rëndësishëm për ecurinë e skuadrës. Fitorja 2-1 ndaj Teutës ishte e 6-ta për të kuqtë kryeqytetas në këto 14 javë të këtij sezoni të Kategorisë Superiore.