AlbanianSport.com 11/12/2017 14:25
ASNN – Piloti britanik i “Mercedes”-it, Ljuis Hemiltoni fitoi titullin e tij të 4-t këtë vit, duke qenë një më pak se Huan Manuel Fangio, por ka theksuar se nuk ishte i motivuar nga ideja e lënies pas të legjendës gjermane të automobilizmit, Majkëll Shumaker. “Nuk e shoh si të arrishme për momentin”, – ka deklaruar ai, duke vijuar: “M’u deshën 10 vjet për të fituar 4 tituj. Prandaj nuk kam dëshirë ta synoj rekordin e Shumakerit.” Ljuis Hemilton ka deklaruar se ai nuk beson se do të qëndrojë në Formula 1 aq kohë sa do t’i duhet për të thyer rekordin e Majkëll Shumakerit me 7 tituj të kampionit të botës.
Hemiltoni fitoi titullin e tij të 4-t këtë vit, duke qenë një më pak se Huan Manuel Fangio, por ka theksuar se nuk ishte i motivuar nga ideja e lënies pas të legjendës gjermane të automobilizmit. “Nuk e shoh si të arrishme për momentin”, – ka deklaruar piloti i “Mercedes”-it, duke vijuar: “Edhe 4 të tjera? M’u deshën 10 vjet për të fituar 4 tituj. Prandaj nuk kam dëshirë ta synoj rekordin e Shumakerit. Por arritja e rekordit të Fangios mund të jetë shumë zbavitëse.” Argentinasi Fangio fitoi 5 tituj “kampion” në vitet 1950-të, dhe renditet i dyti pas Shumakerit.
Ky i fundit triumfoi në 1994-ën, 1995-ën, 2000-ën, 2001-shin, 2002-shin, 2003-shin and 2004-ën, në listën e të gjitha kohërave të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Automobilizimit. Por, përket numrit të garave në të cilat ai ka konkurruar, Fangio është piloti më i suksesshëm sa u përket titujve kampion, garave të fituar dhe nisjeve nga vendi i parë. “Kur të jem më i moshuar dhe ta kthej kokën prapa, nuk mendoj se sasia e titujve që kam fituar do të më përkufizojë si pilot apo si njeri”, – ka theksuar britaniku Hemilton.
“Mënyra sesi unë punoj me skuadrën, sesi e ngas makinën, çdo herë që unë e ngas makinën dhe ajo që unë i nxjerr asaj, këto janë, të paktën sipas mendimit tim, ato që më përkufizojnë mua”, – ka përfunduar kampioni i saposhpallur i botës në Formula 1.