Në Lezhë ringjallet volejbolli, fryt i Rita Haskut dhe Zyrafete Kullit

Share Button

volleyball

AlbanianSport.com 17.10.2014 18:45

ASNN – Historia e volejbollit është e njohur për publikun tonë, aq fort i dashuruar pas këtij sporti. Në Lezhë ka një histori të vogël që duhet kujtuar. Sepse ka disa gjëra që harrohen, por që duhet të kujtohen. I tillë është dhe volejbolli i këtij qyteti të vogël, por me shumë tradita. Në vitin 1976, mësuedi i edukimit fizik, Lekë Miri, pati hapur këtë sport në klubin e Besëlidhjes. Dhe volejbolli ka vazhduar deri në vitet 1990, ndërsa Miri ka qenë dhe trajneri i parë i skuadrës lezhjane në sportin e rrjetës. Dhe Lekë Miri ka qenë i njohur dhe si gazetar sportiv, ndërsa pas viteve 1990 volejbolli qe harruar në Lezhë.

Mirëpo iniciativa e Prek Pjetrushit bëri që Rita Hasku dhe Zyrafete Kulli të merreshin seriozisht në krimin e Besëlidhjes në volejboll për të reja. Pikërisht dy mësueset e edukimit fizik, të cilat punojnë në shkollën “Hydajet Lezha” , e panë që fëmijët e duan sportin e volejbollit. Pa kushte, ata kanë qenë të detyruar të kërkojnë ndihmën e të tjerëve, fillimisht të kryebashkiakut Viktor Tusha. Më pas Mirela Neli, e cila është drejtoreshë e bankës “Veneto” në Lezhë, Gjokë Ndokës, apo dhe Ardian Nikulajt, Lekë Gegës, Enkeleta Vuksanit. Të gjithë bashkë sollën krijimin e ekipit të volejbollit, ndërsa trajneria Hasku ka deklaruar se puna ka nisur në janar 2012.

“Kemi krijuar dy ekipe zinxhir të reja dhe para të reja, të cilat marrin pjesë në kampionat. Kemi rreth 30 vajza, të cilat mendojmë se në një të ardhme do të jenë dhe drejtuese të ekipit të të rejave”, – thotë Hasku, e cila bën të ditur se tashmë Fatbardha Picaku nga Besëlidhja është pjesë e Barleti Volej. Por dhe Dajana Shabaku është një lojtare me të ardhme. “Pa thënë që në kombëtaren e datëlindjeve 2000-2001 nga Lezha kanë qenë Xhoi Molla dhe Marina Martini. Është kënaqësi e madhe që kemi këto talente, të cilat punojnë me shumë përkushtim”, – kanë thënë Hasku e Kulli.

Ndërkohë Besëlidhja për të reja është në një grup me Tiranën, Vllazninë, Dinamon, Partizanin, Flamurtarin, Elbasanin dhe Tirana Volejin. “Vetë Federata Shqiptare e Volejbollit e ka futur palestrën në një projekt ndërkombëtar”, ka përfunduar Hasku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh