AlbanianSport.com 11/12/2017 12:25
ASNN – Shqipëria është nënkampione e Ballkanit në karate për moshën deri në 21 vjeç, ndërsa gjithçka ka ndodhur në Hercegnovi të Bosnje-Hercegovinës. Sipas informacionit që ka sjellë drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Karatesë, Ramiz Ismailgecaj, Shqipëria ka mundur të jetë e dyta si ekip në “kumite”, quajtur ndryshe dyluftim.
Ka arritur të mundë Rumaninë, Bullgarinë dhe Kosovën dhe kjo falë meritës së Rajli Muçollarit, Bekim Bashës, Aleksandër Sinanit, Rigenc Kërçukut dhe Antoled Çunit. Në fakt Shqipëria i ka pasur të gjitha shanset për të pasur medalje dhe individuale, ndërsa është konkurruar dhe për paratërinj dhe të rinj.
Por gjithnjë sipas pretendimeve të Federatës Shqiptare të Karatesë, gjyqtarët kanë qenë të njëanshëm në vendimet e tyre. Sidoqoftë, në këtë sukses ka qenë i pranishëm dhe shefi i politikave, strategjive të sportit dhe rinisë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Arjan Konomi. E ky është sukses i madh për karatenë shqiptare.