AlbanianSport.com 30/11/2017 09:45
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka mbyllur javën e saj të 6-të, duke regjistruar dy fitore të ekipeve vendase dhe një të ekipit udhëtues.
Të martën, Partizani vuajti për të mposhtur në kryeqytet, me një pikë të vetme, 70-69, Kamza Basketin, ndërsa Tirana nuk pati të tilla probleme për të mposhtur me rezultatin e thellë, 140-81, Barleti Eagles.
Ndërkaq, të mërkurën, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund, Vllaznia ka fituar me atë që ishte praktikisht gjuajtja e fundit e lojës, kur Bërdica realizoi për 3 pikë, për ta përmbysur rezultatin 74-72 në Durrës ndaj Teutës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 6-të
(28-29 nëntor 2017)
Partizani – Kamza Basket 70-69
Tirana – Barleti-Eagles 140-81
Teuta – Vllaznia 72-74
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 5 1 530-354 10
- Teuta 6 4 2 505-430 10
- Partizani 6 4 2 418-361 10
- Vllaznia 6 4 2 495-456 10
- Kamza Basket 6 1 5 436-468 7
- Barleti-Eagles 6 0 6 353-675 6