AlbanianSport.com 29/11/2017 18:35
ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria. Kombëtaret shqiptare për meshkuj dhe femra kanë mundur Kosovën në ndeshjet e zhvilluara në sallën olimpike “Feti Borova”.
Gjatë kësaj veprimtarie, Federata Shqiptare e Volejbollit ka shpërndarë tituj “Mirënjohjeje” për 17 figura të sportit të volejbollit shqiptar.
Në një ceremoni që ka zhvilluar mes dy ndeshjeve të Shqipërisë me Kosovën, FSHV ka nderuar me Mirënjohje 17 nga figurat e saj. Dhe ata ishin Vasil Binga, Anastas Panteqi, Thoma Spaho, Ylli Shehu, Harun Dojaka, Safa Vokopola, Vehbi Sulejmani, Fatmir Sharofi, Zhan Bonati, Lluka Prifti, Ali Miraku, Lulëzim Alite, Vasil Ruci, Vjollca Qose, Lejla Duka, Fatmira Dreni dhe Donika Muka.
Ndërkohë me Mirënjohje është nderuar dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe Federata e Volejbollit të Kosovës. Një atmosferë pozitive, ndërsa rezultatet e ndeshjeve kanë dalë në plan të dytë.