AlbanianSport.com 29/11/2017 17:15
ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë. E përtej kësaj, ai që ka spikatur ishte Bruno Skëndaj i Barleti-Eagles, që ka shënuar 39 pikë.
Ndeshja përsëri është luajtur pa tifozë, kjo dhe për shkak të dënimit që Tirana ka marrë pas incidenteve me Partizanin. 37-17 ka qenë pjesa e parë për bardheblutë.
34-14 e dyta dhe në total 71-31 në pushim. 30-25 e treta, kurse Tirana thellon në 101-56. 39-25 e fundit e përfundimisht 140-81.
Mes trajnerit Dukas dhe ndihmësit Mezini ka pasur dhe debate me tone të larta, por që më pas gjithçka është zbutur me ndërhyrjen e palëve të tjera dhe Tirana ka marrë suksesin e radhës.
Tirana – Barleti-Eagles 140-81
(37-17, 34-14, 30-25, 39-25)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 6-të
(28-29 nëntor 2017)
Dje:
Partizani – Kamza Basket 70-69
Tirana – Barleti-Eagles 140-81
Sot:
Teuta – Vllaznia ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 5 1 530-354 10
- Partizani 6 4 2 418-361 10
- Teuta 5 4 1 433-356 9
- Vllaznia 5 3 2 421-384 8
- Kamza Basket 6 1 5 436-468 7
- Barleti-Eagles 6 0 6 353-675 6