AlbanianSport.com 28/11/2017 13:25
ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit e ka vendosur tashmë që trajneri i Kombëtares së të rejave, e cila do të marrë pjesë në shtator në fazën finale të Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçareve do të jetë Roland Tarja. Për këtë arsye, Tarja në konferencë për shtyp do të deklaronte: “Së pari, është gjë e madhe që Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë përsipër të organizojë Kampionatin Evropian të të rejave në Tiranë.”
“Madje unë kam thënë që, më mirë sesa në Ballkaniada, është shumë e rëndësishme që të marrim pjesë në këto veprimtari evropiane, – ka vijuar ai. – Ne kemi një bazë të mirë në kampionatin e të rriturave të tilla si Kushi e Shira tek Tirana, Molla e Qershia tek Vllaznia, Hasku tek Partizani, apo dhe Disha e Rexhepi tek Teuta. Janë lojtare që do të bëjnë bazën e Kombëtares së Nën-19-vjeçareve.”
“Pa harruar këtu edhe elementët që do të vijnë nga të rejat, të cilat deri në një përbërje finale për Kombëtaren e Nën-19-vjeçareve do të ketë përzgjedhje të vazhdueshme, – ka vijuar Tarja. – Mendoj që kjo pjesëmarrje në Kampionatin Evropian së të rejave duke u ndeshur me elitën e volejbollit i bën mirë zhvillimit të këtij sporti në vend. Dhe për këtë jemi shumë të kënaqur”.