AlbanianSport.com 28/11/2017 11:35
ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe për femra në këto miqësore me Kosovën do të jetë me lojtare të kampionatit, ndërsa legjionarët vijojnë të jenë në ekipet e tyre.
Dhe për këtë arsye, trajneri i kombëtares së vajzave, Altin Martiroi, pranon që kampionati nuk i përmbush pritshmëritë për cilësinë e Kombëtares. “Duhet ta pranojmë që niveli i kampionatit të femrave nuk i plotëson pritshmëritë tona”, – ka thënë ai.
“Baza e lojtareve të Kombëtares mbeten ato që luajnë jashtë, – ka vijuar kreu i stolit kuqezi gjatë konferencës së djeshme për shtyp. – Megjithatë kjo ndeshje me Kosovën është matës për këto lojtare për të qenë në vazhdim pjesë e përfaqësues.”
“Më duhet të them që përtej patriotizmit, ne hyjmë për të fituar këto ndeshje. Ndërkohë kemi një kombëtare me moshë të re, që do të jetë themeli i së ardhmes”, – ka përfunduar trajneri i kombëtares së vajzave, Altin Martiri.