AlbanianSport.com 27/11/2017 16:35
ASNN – Nëse në futbollin shqiptar ndërpriten të gjitha veprimtaritë kombëtare kur ka ndeshje kombëtarja e madhe, apo Nën-21-vjeçarja e moshat, me femrat duket se ndodh ndryshe. Të premten kombëtarja e Grimës luajti ndeshjen e katërt eliminatore të Botërorit “Francë 2019”, ndërsa u mund në Shkodër, 1-4 nga Polonia.
Kurse të martën në ora 19:00 në Bernë do të jetë përballë Zvicrës. Ndoshta, ngaqë tashmë e dinë që në këtë grup vajzat kuqezi nuk marrin ndonjë pikë dhe është e kotë dhe të mendosh grumbullimet, apo stërvitjet specifike, atëherë dje është luajtur java e 7-të e kampionatit.
Vllaznia “kampione” dhe Kinostudio kryesuese aktuale kanë mbajtur të njëjtin ritëm, ndërsa kanë fituar me të njëjtin rezultat, 5-0, ndaj Dajtit dhe Bilisht Sportit. Duket se ka qenë dita e skuadrave vendëse, sepse ka fituar dhe Teuta me Juban Danjën, apo Tirana me Skënderbeun.
Ka mbetur vetëm Apolonia-Akademia AAS për t’u zhvilluar të martën, por futbolli i femrave mbetet në vendnumëro.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 7-të
(26-28 nëntor 2017)
Të dielën:
Teuta – Juban Danja 4-2
Kinostudio – Dajti 5-0
Tirana AS – Skënderbeu 7-0
Vllaznia – Bilisht Sporti 5-0
Pogradeci pushim
Të martën
Apolonia – Akademia AAS
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kinostudio 7 6 0 1 50-8 18
- Vllaznia 6 6 0 0 31-1 18
- Teuta 7 5 0 2 29-16 12
- Juban Danja 6 4 0 2 19-9 12
- Tirana AS 6 3 1 2 16-6 10
- Apolonia 5 2 1 2 17-9 7
- Akademia AAS 6 2 0 4 17-11 6
- Dajti 6 2 0 4 11-21 6
- Skënderbeu 6 2 0 4 5-21 6
- Pogradeci 6 1 0 5 12-34 3
- Bilisht Sporti 7 0 0 7 2-73 0