AlbanianSport.com 27/11/2017 15:45
ASNN – Në përfundim të Çmimit të Madh të Abu Dabit, kanë folur edhe pilotët protagonistë. “Fitore shumë e rëndësishme për mua, pas një pjese të dytë të sezonit të nisur në mënyrë të vështirë”, – ka thënë fituesi i garës, Valteri Botas i “Mercedes”-it.
“Kam mbajtur dhe administruar hapin e garës, makina ka shkuar shumë mirë”, – ka shtuar ai. Ndërsa kampioni i ri i botës, Ljuis Hemiltoni (Mercedes) – “Shumë urime Botasit që ka bërë një garë të madhe. Në këtë cirkuit është shumë e vështirë të parakalosh.” Ndërsa Sebastian Feteli i “Ferrari”-t është treguar i sinqertë në deklaratat e tij.
“Hemiltoni e ka merituar ta fitojë Botërorin, – tha ai. – Ne do të punojmë gjatë dimrit dhe shpresojmë që të prezantohemi më 2018-ën akoma dhe më të fortë. Kam bërë një nisje të mirë, por kisha pak hapësira. Në pjesën e dytë të garës makina ka shkuar mirë, kisha një hap të mirë, por jo aq të fortë sa për të arritur “Mercedes”-in.”