AlbanianSport.com 21.09.2017 18:00
ASNN – Talenti është i lindur dhe ai bie në sy edhe në moshë të vogël. Dëshmi e kësaj është edhe Kasperi i vogël, i cili është shnëdrruar një një yll të internetit.
Polaku 5-vjeçar ka shpalosur një talent të jashtëzakonshëm në futboll, duke treguar një teknikë të mrekullueshme në përdorimin e topit, madje me të dyja këmbët.
Vogëlushi ka madje një faqe të përkushtuar në rrjetin social “Facebook”, ku mund të gjesh video të shumta të tij.
Mbetet për t’u parë në 15 vitet e ardhshme nëse emrin e tij do ta dëgjojmë gjithnjë e më tepër si një nga premtimet e mëdha të futbollit botëror.