AlbanianSport.com 21.09.2017 16:10
ASNN – Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve, Antonis Konstantinides, është përzgjedhur për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij të lindjes, Qipros. Ka qenë vetë ish-trajneri kuqezi ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke sqaruar se nënshkrimi i kontratës midis tij dhe Federatës Qipriote do të bëhet të hënën, ndërsa ai do të nisë punën në nëntor.
Shqipëria e tij mund të ketë zhgënjyer sa u përket rezultateve në parket në 4 ndeshjet e grupit paraliminator të Botërorit 2019 të basketbollit për meshkuj, duke i humbur të 4 ndeshjet, madje me shifra të thella, por duket se puna e tij nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Kjo sepse trajneri i përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve, Antonis Konstantinides, është përzgjedhur për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij të lindjes, Qipros.
Ka qenë vetë ish-trajneri kuqezi ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke sqaruar se zyrtarizimi, pra, nënshkrimi i kontratës midis tij dhe Federatës Qipriote do të bëhet të hënën, ndërsa ai do të nisë punën në nëntor. Hëpërhë, 45-vjeçari Konstantinides drejton edhe ekipin e klubit të APOEL-it të Nikozisë, që merr pjesë edhe në Kupën “FIBA Europë”, detyrë që do të vazhdojë ta mbajë paralelisht me atë të trajnerit të përfaqësueses qipriote.
Antonis Konstantinides, i cili është në fakt edhe nën kontratë me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kontratë e cila është e vlefshme deri në fund të këtij viti. Megjithatë, duket se emërimi i mundshëm i Antonios Dukasit, i cili pritet të zyrtarizohet brenda muajit shtator, teksa në nëntor Shqipëria do të nisë pjesëmarrjen e saj në fazën paraeliminatore të Evropianit të 2021-shit, do t’i japë fund edhe zyrtarisht bashkëpunimit me 45-vjeçarin qipriot.