AlbanianSport.com 06.09.2017 21:25
ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Skuadra kryeqytetase, që këtë sezon është pjesë e Kategorisë së Parë, triufmoi në sfidën me Kukësin që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të bardhebluve.
Të dyja ekipet kishin ndryshime në përbërje nga sezoni i kaluar. Një përballje ku bardheblutë u shfaqën më kërkues. Dalja me karton të kuq i Shametit i shërbeu Tiranës edhe pse për të parë golin e vetëm të takimit u deshën 90 minuta lojë.
Hoxhallari befasoi Koliçin me një goditje nga rreth 30 metra largësi. Në fund edhe Tirana mbeti me një lojtar më pak pasi Turtulli mori karton të kuq. Sfida u ndoq nga një numër i vogël shikuesish në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ndërsa në tribunën kryesore ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, italiani Kristian Panuçi. Kjo është Superkupa e 11-të për Tiranën, një rekord ky për këtë trofe.