AlbanianSport.com 06.09.2017 18:10
ASNN – Piloti britanik Kal Kraçlou rrezikon të mos jetë ditën e diel në garën e Çmimit të Madh të San Marinos në Moto GP, garë që zhvillohet në pistën e Mizanos. E gjithçka ka ndodhu për shkak të një incidenti që ka pasur në banesë.
Ai ka prerë pa dashje gishtin tregues të dorës së majtë duke e dëmtuar rëndë atë dhe rrezikon jetë në pistë ditën e diel. Atij i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore në spitalin e Pistoias në Itali, duke i qepur gishtin.
Por ai nuk e lëviz dot dhe kjo do të ndikojë në garë. Më pas ai ka kryer edhe një kontroll në spitalin e Parmës: “Për fat të keq kam prerë gishtin, duke dëmtuar muskujt”, – ka thënë britaniku.
“Gara, nëse marr pjesë, ka për të qenë e vështirë, por do të përpiqem të jap 100 % në pistë”, – përfundoi Kraçlou.