AlbanianSport.com 17.10.2014 08:20
ASNN – Java evropiane e futbollit, e cila përfshin ndeshjet e Eliminatoreve të Evropianit 2016 si dhe ato miqësore ka vijuar të shtunën dhe pas takimit të së premtes midis Anglisë dhe Sllovenisë, që është fituar nga vendasit me rezultatin 3-1, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë sonte për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër ndeshje, atë midis Italisë dhe Kroacisë.
Kjo ndeshje midis dy skuadrave që kryesojnë grupin H ka rezultuar mjaft e fortë dhe gjithçka është vendosur brenda çerek-orës së parë, kur janë shënuar edhe dy golat. “Axurrët” vendas kanë kaluar të parët në epërsi, kur Kandreva ka shënuar, por kjo epërsi ka zgjatur vetëm 4 minuta, pasi Perisiç ka barazuar për miqtë. Ky gol ka çuar në ndërprerjen disa-minutëshe të takimit pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushën e blertë nga ana e tifozëve kroatë.
Në barazim 1-1 janë mbyllur 45 minutat e para, ndërsa edhe pjesa e dytë do të ndërpritet 15 minuta para fundit, sërish nga tifozët kroatë, që i kanë detyruar të dyja skuadrat të futen në dhomat e zhveshjeve. Megjithatë, loja ka vazhduar pak minuta më vonë, por nuk ka sjellë gola të tjerë dhe gjithçka midis Italisë dhe Kroacisë do të mbyllet në barazim 1-1. Kroatët vazhdojnë të kryesojnë grupin me 10 pikë, po aq ka edhe Italia, por ballkanasit kanë një golaverazh më të mirë.