AlbanianSport.com 05.09.2017 21:15
ASNN – Përtej faktit që Tirana do të luajë këtë kampionat në Kategorinë e Parë, skuadra kryeqytetase do ta nisë sezonin e ri me një ndeshje tepër të rëndësishme. Të mërkurën në “Selman Stërmasi” përballet me kampionen në fuqi të Shqipërisë, Kukësin, për trofeun e parë sezonal, Superkupën.
Një sfidë që për trajnerin Ze Maria, futbollistët, tifozët dhe gjithë stafin bardheblu ka një rëndësi të eçantë. Por sa e njeh Ze Maria Kukësin? Për trajnerin e Tiranës, dëshira dhe përkushtimi nga ana e lojtarëve nuk mjafton për të fituar ndeshjen.
Futbollistët e rinj që kanë ardhur nga merkato, duket se nuk janë gati për të qenë në formacionin anti-Kukësi. Prandaj trajneri do t’i besojë futbollistëve që mbyllën kampionatin e kaluar.
Trajneri brazilian i bardhebluve kryeqytetas, beson te futbollistët e tij se do të japin maksimumin për të fituar ndaj Kukësit. Edhe pse përballë do të ketë skuadrën më të fortë të Shqipërisë.