AlbanianSport.com 05.09.2017 14:15
ASNN – Përfaqësuesja e Shqipërisë për Nën-21-vjecarët ka arritur një fitore 3-2 ndaj Islandës në fushë të huaj të hënën në mbrëmje. Dy gola të Kristal Abazajt dhe një i Fiorin Durmishajt u dhuruan tri pikët djemve kuqezinjt, të drejtuar nga trajneri Alban Bushi.
Kështu, pas humbjes së pafat në sekondat e fundit ndaj përfaqësueses vendas pak ditë më parë në Irlandën e Veriut, Nën-21-vjeçarët shqiptarë kanë reflektuar duke marrë një fitore të madhe, 3-2, ndaj Islandës në fushën e kësaj të fundit. Kristal Abazaj ishte autor i dy golave për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Durmishaj.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bushi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë, arriti ta kthejë rezultatin në favorin e vet. Një fitore e rëndësishme kjo, e cila i ngjit Shpresat e Shqipërisë përkohësisht në vendin e dytë, me 4 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga Irlanda e Veriut, me 6 pikë në dy ndeshje.