AlbanianSport.com 03.09.2017 20:05
ASNN – Përtej dështimit të saj në parket, për të kaluar në fazën tjetër të Eliminatoreve të Botërorit, Shqipëria ia ka dalë të jetë e pranishme në parketin e Kampionatit Evropian të Basketbollit, nëpërmjet bilbilit të gjyqtarit ndërkombëtar, Gentian Cici. 36-vjeçari ka zbritur në parket që në ditën e parë të fazës së ndeshjeve në grupe, teksa më 31 gusht ai ka qenë gjyqtar i sfidës Itali-Izrael, ndërsa të dielën ka gjykuar në supersfidën Lituani-Itali.
hqipëria e basketbollit mund të mos ketë bërë një figurë të mirë në fazën paraeliminatore të Botërorit të 2019-ës për zonën e Evropës, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është gri nga fronti i koshit kuqezi në parketin kontinental. Sepse, përtej dështimit të saj në parket, për të kaluar në fazën tjetër të Eliminatoreve të Botërorit, Shqipëria ia ka dalë të jetë e pranishme në parketin e Kampionatit Evropian të Basketbollit, nëpërmjet bilbilit të gjyqtarit ndërkombëtar, Gentian Cici.
36-vjeçari ka zbritur në parket që në ditën e parë të fazës së ndeshjeve në grupe, teksa më 31 gusht ai ka qenë gjyqtar i 3-të i sfidës Itali-Izrael, që është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tel Aviv Arena” të kryeqytetit hebre. Kjo ndeshje, që sikundër shumica e ndeshjeve të spikatura të këtij Kampionati Evropian të Basketbollit, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Cici ka gjykuar së bashku me kryesorin spanjoll, Visente Bulto, dhe të dytin portorikanin, Zhorzh Vaskez, në sfidën që u fitua bindshëm nga Italia, me rezultatin 69-48.
Gjyqtari shqiptar është rikthyer në parket të dielën, me supersfidën Lituani-Itali, ku ai ka qenë sërish gjyqtar i dytë, përkrah kryesorit spanjoll, Visente Bulto, ndërsa i tretë këtë radhë ka qenë boshnjaku Ademir Zurapoviç. Natyrisht, pritet që përgjatë gjithë fazës së grupeve, Cici të gjykojë edhe ndeshje të tjera në atë që është Evropiani i tij i 3-të, ndërsa synimi i tij madhor është natyrisht gjykimi në fazën finale të një Kampionati Botëror, por edhe në Olimpiadë.