Moto GP / Rosi pëson frakturë në këmbë, mungon në të paktën dy gara

Share Button

AlbanianSport.com 01.09.2017 22:25

ASNN – Duket se ëndrra për të synuar titullin e 10-të botëror në Moto GP nuk do të realizohet për Valentino Rosin. Një ditë më parë, piloti italian ka pësuar një aksident me motor dhe ka thyer kërcirin e këmbës së djathtë. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Pas kësaj ai do të mungojë në dy garat e ardhshme duke rrezikuar shumë titullin botëror. Kështu, Valentino Rosi është rrëzuar me motor gjatë një séance stërvitore në terren malor.

Bëhet fjalë për një frakturë në kërcirin e këmbës së djathtë, të njëjtë me atë të aksidentit të ndodhur në Muxhelo në 2010-ën. Pas aksidentit të ndodhur 7 vjet më parë, Rosit iu deshën 6 javë për t’iu rikthyer motorit. Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në një aks të vështirë malor dhe këmba e tij ka prekur një shkëmb. I pari që ka folur për mediat ka qenë babai i Valentinos, Graciano.

“Gjendja është e rëndë dhe Vale nuk është aspak optimist, – ka thënë ai, tepër i shqetësuar. – Këmba i dhemb shumë dhe dyshohet për një frakturë”. Për të parë më mirë gjendjen e këmbës së pilotit, mjekët i kanë çarë çizmen dhe kanë kryer më pas ekzaminimet. Rosi u shtrua fillimisht në një spital në Urbino. Më pas, me dëshirën e tij u transferua në “Torrette” të Ankonës.

Atje, ai i është nënshtruar operacionit, gjatë natës së kaluar, të cilin e ka kryer doktor Pascarella. Pas ndërhyrjes mjeku është shprehur optimist. Rosi rrezikon të mos marrë pjesë në dy garat e ardhshme të Botërorit, në atë të Mizanos dhe në Aragon të Spanjës. Duke vështirësuar kështu pretendimet e tij për titullin e 10-të botëror, kur ndodhet 23 pikë larg kryesuesit të Botërorit,  Andrea Dovicozos.

Të shumta kanë qenë mesazhet në drejtim të 9 herë kampionit të botës në Moto GP. Midis tyre ka qenë edhe ish-rivali dhe bashkatdhetari Maks Biaxhi, i cili shkruan kështu të mbiquajturit “Doktor”: “I uroj sinqerisht fat  Valentinos, duke shpresuar që gjendja e tij të mos jetë shumë e rëndë. E kuptoj dhimbjen e tij e më vjen keq për të dhe kampionatin e tij”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh