AlbanianSport.com 30.08.2017 21:55
ASNN – Administratori i Klubit të Futbollit “Flamurtari”, Sinan Idrizi vjen në një intervistë për Televizionin Shqiptar, ku tregon për të gjitha problemet që e shqetësojnë atë dhe skuadrën që e drejton. Ajo që e shqetëson më shumë atë, është çështja e privatizimit të klubit. Nëse nuk arrihet kjo edhe këtë vit, Idrizi thotë se do të largohet nga skuadra. Natyrisht, Flamurtari është një nga klubet që ndër vite ka bërë historinë në futbollin shqiptar dhe atë evropian.
Por vitet e fundit kjo skuadër nuk ka qenë midis më të mirave. Klubi kuqezi, ka patur shumë probleme ligjore, për arsye të kontratave të pashlyera me disa futbollistë shqiptarë dhe të huaj. Kanë qenë komisionet përkatëse të FSHF dhe ato të UEFA të cilat janë marrë me këto çështje. Dhe si përfundim, Flamurtarit i janë hequr deri në 6 pikë, duke rrezikuar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Por një problem tjetër është edhe çështja e privatizimit të klubit.
Për të gjitha këto, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka folur ekskluzivisht në “RTSH Sport”. Në fund të sezonit të kaluar futbollistik, u larguan shumë futbollistë nga skuadra e Flamurtarit. Në këto kushte, klubi u detyrua të marrë shumë lojtarë të tjerë për të krijuar një skuadër sipas kërkesave të parashtruara nga trajneri Shpëtim Duro. Por jo vetëm, skuadra ka kryer edhe dy faza përgatitore. “A i keni plotësuar dëshirat dhe kërkesat e trajnerit Duro, apo pritet ndonjë goditje e minutave te fundit ne merkato?”, – është pyetur Idrizi.
Çfarë objektivi konkret ka Flamurtari në këtë sezon? Përveç çështjeve sportive, Flamurtari ka vuajtur këto sezone edhe çështje juridike, të cilat e kanë penalizuar edhe me heqjen e pikëve. Po këtë sezon a ka me çështje të tilla që e shqetësojnë klubin?! Shtypi ka përmendur këto ditë ankimimin që kanë bërë 3 futbollistët kosovarë, të cilët ishin pjese e Flamurtarit vjet. Si qëndron e vërteta? Si janë marrëdhëniet e Klubit “Flamurtari” me FSHF-në?
Idrizi ka kërkuar vazhdimisht rritjen e numrit të lojtarëve të huaj, pjesëmarrës në kampionat. Por edhe këtë sezon kjo gjë nuk u realizua. Mendoni se është më mirë kështu për rritjen e talenteve shqiptare? Jeni në korrent mbi çfarë po behet për krijimin e ligës profesioniste? Mendoni se ka ardhur koha që ta kemi një të tillë? Dhe si do të ishte ajo sipas konceptit te Idrizit?
Përsa i përket çështjes së privatizimit të klubit, administratori Idrizi thotë hapur se nëse nuk ndodh edhe këtë vit, do të largohet nga Flamurtari. Për të gjitha këto pyetje, klikoni videon e mëposhtme për kronikën mbi intervistën e administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, dhënë RTSH Sport.