AlbanianSport.com 29.08.2017 17:55
ASNN – Për herë të parë në 3 vitet e fundit, Majlinda Kelmendi e ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në një veprimtari madhore pa medalje. Në Botërorin e Xhudos, që po mbahet në Budapest, pejania është mundur me pikët shtesë, apo pikë të arta përballë japonezes Ai Shi-shi-mé, ndërsa, ka vijuar të dështojë edhe në duelin për medaljen e bronztë, ku u mund nga braziliania, Erika Miranda.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk ka mundur ta kurorëzojë me sukses rrugëtimin e saj drejt mbrojtjes së titullit të kampiones së botës, pasi është mundur në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shi-shi-mé. Pejania është mundur me pikët shtesë, apo pikë të arta përballë japonezes, e cila pati fituese në duelin me Natalia Kuzjutinën e Rusisë, ndërsa, ka vijuar të dështojë edhe në duelin për medaljen e bronztë, ku u mund nga braziliania, Erika Miranda.
Xhudistja nga Kosova erdhi në gjysmëfinale duke mposhtur Amandinë Bushard në çerekfinalen e Botërorit të Xhudos, që po mbahet në Budapest. Më herët, ajo pati mposhtur në turin e 16-shes zviceranen Evelinë Tshop, ndërsa në çerekfinale, italianen Odeta Xhufrida. Ndërkohë, xhudistja tjetër nga Peja, Distria Krasniqi, në çerekfinalen e kësaj gare të kategorisë e peshës trupore deri në 52 kilogram, është mundur nga izraelitja, Gili Kohen.
Por, Krasniqi pati edhe një shans për të fituar medalje në këtë botëror. Ajo ka vazhduar garën në betejën e “humbësve” për medaljen e dytë të bronztë. Kundërshtare e Krasniqit në betejën e parë ka qenë braziliania, Erika Miranda, e cila ka fituar, duke vijuar të triumfojë edhe ndaj xhudisten tjetër nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila, për herë të parë në 3 vitet e fundit, e ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në një veprimtari madhore pa medalje.