AlbanianSport.com 29.08.2017 15:45
ASNN – Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, vazhdon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampiones së botës, duke mposhtur Amandinë Bushard në çerekfinalen e Botërorit të Xhudos, që po mbahet në Budapest.
Në gjysmëfinale, Kelmendi do të përballet me Japonezen Ai Shi-shi-me, e cila doli fituese në duelin me Natalia Kuzjutinën e Rusisë. Më herët, ajo pati mposhtur në turin e 16-shes zviceranen Evelinë Tshop, ndërsa në çerekfinale, italianen Odeta Xhufrida.
Distrie Krasniqi ka humbur në çerekfinale të Kampionatit botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest. Ndërkohë, xhudistja tjetër nga Peja, Distria Krasniqi, në çerekfinalen e kësaj gare të kategorisë e peshës trupore deri në 52 kilogram, është mundur nga izraelitja, Gili Kohen.
Por, Krasniqi do ta ketë edhe një shans për të fituar medalje në këtë botëror. Ajo do të vazhdojë garën në betejën e “humbësve” për medaljen e dytë të bronztë. Kundërshtare e Krasniqit në betejën e parë do të jetë braziliania, Erika Miranda.