AlbanianSport.com 29.08.2017 14:40
ASNN – Goli i realizuar nga Mario Manxhukiç në finalen midis Juventusit të tij dhe kampiones eventuale të kontinentit, Realit të Madridit, është shpallur të martën nga UEFA si goli më i bukur i sezonit të shkuar të Ligës së Kampioneve.
Nuk ka mjaftuar për të shmangur një humbje të thellë në finalen e veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Ligës së Kampioneve, por, prapëseprapë, nuk ka vlejtur thjesht për statistikë.
Goli i realizuar nga Mario Manxhukiç në finalen midis Juventusit të tij dhe kampiones eventuale të kontinentit, Realit të Madridit, është shpallur të martën si goli më i bukur i sezonit të shkuar të Ligës së Kampioneve.
Kroati gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të zgjuar dhe mjaft të bukur, duke kuërorëzuar në fakt një aksion mbresëlënës të italianëve, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1 në minutën e 27-të.
Ndonëse Reali i Madridit shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, duke u shpallur kampione e Evropës, është goli i Manxhukiçit ai që rrëmbeu kurorën e më të mirit të sezonit të shkuar të Ligës së Kampioneve.