(Video) Kombëtarja / Panuçi e nis me dorë të hekurt, Cikalleshi, “viktima” e parë

Share Button

AlbanianSport.com 28.08.2017 20:20

ASNN – Për arsye disiplinore, Sokol Cikalleshi nuk do të jetë pjesë e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme me lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Edhe pse e ka falur për sjelljen e tij, për arsye teknike do të mungojë edhe Taulant Xhaka. Ndërsa janë thirrur tre lojtarë të rinj, Memolla, Balliu dhe Ahmedi. Për të gjitha këto trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka folur në konferencën për shtyp.

Ndryshime të shumta në përbërje të lojtarëve do të ketë në grumbullimin që do të bëjë kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Çdo gjë është bërë e qartë në konferencën për shtyp të trajnerit të kuqezinjve, Kristian Panuçi. Lajmi i parë ishte që, Sokol Cikalleshi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje. Arsyen e tregon vetë Panuçi.

“Sokol Cikalleshi më ka telefonuar sot në mëngjes dhe më thotë se nuk mund të vijë në orar sepse ka për të firmosur kontratën me skuadrën e tij, – ka zbuluar trajneri kuqezi. – I thashë që nuk mund ta pranoj këtë gjë, sepse tani ka mënyra të ndryshme për të formosur një kontratë, me e-mail ose menaxheri i tij mund të vinte në Tiranë dhe Cikalleshi të firmoste. Gjithashtu mund të kryente edhe vizitat mjekësore në Tiranë, pasi këtu ka klinika të specializuara.”

“Kështu duke mos arshur në orar, për grumbullimin Cikalleshi nuk do të jetë pjesë e skuadrës këtë radhë, – ka theksuar italiani. – Sepse Federata ka rregulla, edhe unë kam rregulla. Lojtarët duhet të jenë të lumtur që janë pjesë e kombëtares dhe nuk I lejohet askujt që të bëjë si të dojë.” Ndërsa për rastin e Taulant Xhakës, Trajneri është përgjigjur se ka qenë thjesht një çështje teknike mosqenia e tij në kombëtare.

“Xhaka gaboi, e dinë të gjithë, – ka thënë 44-vjeçari. – Ai më mori në tel madje edhe avokati i tij dhe më kërkuan falje. Unë i pranova faljet e tij pasi nuk jam njeri që mbaj mëri. Por këtë radhë ishte thjesht një zgjedhje teknike që Taulanti nuk do të jetë në Kombëtare. Për ndeshjet e tjera, ai i ka dyert e hapura.”  Për dy ndeshjet e radhës, trajneri Panuçi ka grumbulluar tre emra të rinj, Memolla, Balliu dhe Ahmedi.

“Për shkak se Aliji nuk luan, mendova që në vend të tij të vijë Memolla, i cili po bën një paraqitje të mirë me skuadrën e tij, – ka thënë ai. – Pra është thjesht një çështje teknike. Ndërsa Balliu është një lojtar i mirë, luan me Metzin dhe e meriton që të jetë në Kombëtare. Edhe pse duhet ta pranoj që ka ende për t’u përmirësuar. Ndërsa Ahmedi është një lojtar që luan mjaft i mirë në krahun e majtë, në lojën një kundër një, dhe ne kemi nevojë për lojtarë të tillë.”

Kristian Panuçi ka vënë edhe njëherë theksin te fakti që të luash për kombëtaren është një gjë shumë e rëndësishme, duhet dëshirë, vullnet dhe krenari. “Por që të veshën fanellën e kombëtares në fillim duhen respektuar rregullat, në mënyrë që të mos krijohet amulli në skuadër. Orari, sjellja me njëri-tjetrin janë gjërat kryesore që një ekip të ecë përpara dhe të shkojë drejt fitores”, – ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh