AlbanianSport.com 28.08.2017 19:15
ASNN – Një nga sportistet më premtuese të volejbollit shqiptar është edhe 18-vjeçarja Sindi Marina, e ka nisur mjaft mirë karrierën me skuadrën e saj të re, atë të Universitetit të Karolinës së Jugut. Skuadra e shqiptaro-amerikanes, që njihet ndryshe me nofkën “Trojanet”, ka triumfuar në një turne parasezonal ndaj 3 skuadrave të tjera universitare.
Volejbollistja shqiptare, Sindi Marina, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin me skuadrën e saj të re, atë të Universitetit të Karolinës së Jugut. Skuadra e shqiptaro-amerikanes, që njihet ndryshe me nofkën “Trojanet”, ka triumfuar në një turne parasezonal ndaj 3 skuadrave të tjera universitare, duke i fituar të 3 takimet me të njëjtin rezultat, 3-1.
Në takimin e parë, ku skuadra e Marinës ka mposhtur Lajola Merimauntin 3-1, 18-vjeçarja dha 22 pasime të saktë për pikë. Akoma më mbresëlënëse ishte paraqitja e pasueses shqiptare në ndeshjen e dytë të fituar ndaj Miçiganit, ku Marina jo vetëm që dha 29 pasime të sakta për pikë, por edhe priti 10 topa në mbrojtje, si dhe shënoi 2 pikë direkt nga shërbimi.
Pasuesja e Kombëtares shqiptare, e cila vuajti pasojat e një dëmtimi fatkeq në pjesëmarrjen e saj me Shqipërinë në Ligën e Evropës, ka qenë po aq efikase në fitoren e 3-të të skuadrës së Universitetit të Karolinës së Jugut, atë ndaj Albanisë, duke dhënë 22 pasime të sakta për pikë, por edhe priti 5 topa në mbrojtje, si dhe shënoi një pikë direkt nga shërbimi.