AlbanianSport.com 26.08.2017 19:15
ASNN – Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia, e cila po merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, e ka humbur ndeshjen e dytë, pasi një 11-metërsh në minutën e 92-të të sfidës me PAOK-un e Selanikut, ka bërë që praktikisht të shuhen shpresat e Vllaznisë për një kualifikimin historik.
Kështu, ka qenë një ironi e fatit që ka ndëshkon skuadrën e Vllaznisë në futboll për femra në takimin ndaj greke. Ndërkohë që, pikërisht në minutën e dytë shtesë të ndeshjes kanë arritur të gjejnë fitoren në ndeshjen e parë ndaj FK Sarajevës, në të njëjtën minutë kanë pësuar humbjen që përballë PAOK-ut.
Siç dihet, 10 ekipet që renditen në parat në grupet e tyre, së bashku me skuadrën e dytë më të mirë të këtyre 10 grupeve, vijojnë për më tej. Shkodranet kanë luajtur për një barazim pa gola, që i mbante në luftë për vendin e parë, por goli i pësuar në minutën e 92-të, nga pika e bardhë, i ka zbehur shanset e ture për një kualifikim historik pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Sarajevës me rezultatin 1-0.
Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në kuotën e 3 pikëve ku mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, ajo ndaj skuadrës luksemburgase, Betemburg, që i ka humbur të dy ndeshjet e para, duke pësuar plot 11 gola dhe duke mos shënuar asnjë.
Shkodranet duhet të fitojnë me një rezultat të thellë ndaj skuadrës së principatës, për të pritur pastaj rezultatin e ndeshjes midis boshnjakeve dhe grekeve për të mësuar nëse do të jenë ato të dytat në grup. Takimet e fundit të grupit të 10-të të Ligës së Kampioneve në futboll për femra luhen të hënën.