AlbanianSport.com 25.08.2017 19:55
ASNN – Asnjëherë nuk je i vjetër për të bërë sport, për të thyer rekorde apo edhe për të dashuruar. Ky është mesazhi që përcjell Çarls Jugster, 97-vjeçari britanik që ka bërë të vetët tituj të ndryshëm të kampionit të botës në atletikën e veteranëve. “Unë nisa të vrapoj vetëm në moshën 95-vjeçare… Unë jam 97 tani dhe sapo ka filluar të kuptoj sesa shumë gjëra nuk i di…”, – rrëfen ai
Ky është Çarls Eugster, në Botërorin e Atletikës për Veteranët në Francë, në garë për t’u shpallur kampion i botës për grupmoshën 95 deri në 100 vjeç. “Unë vrapoj për jetën time, midis gjërave të tjera… Ju mund të filloni një jetë të re në çdo moshë…” – thotë Çarlsi. Në moshën 97-vjeçare, britaniku vendosi të provojë kërcimin së gjati. Ai synonte thyerjen e rekordit botëror.
“Më pëlqen të jem fitimtar dhe do të konkurroj për të fituar…” – thotë “shekullori”. Në Kore të Jugut ai provoi ta thyente rekordin, por nuk ia doli. Ai nuk e theu rekordin, por si i vetmi garues në atë kategori, u shpall kampion i botës. Ai fitoi gjithashtu edhe zemrën e Karolinës. Teksa ajo i rrëfen se është 79 vjeç, ai e komplimenton duke i thënë se ajo është ende një vajzë e re.
“Besojeni apo jo, por ajo më puthi 3 herë në faqe… – reflekton Çarlsi. – Unë nuk mendoj se njeriu është ndonjëherë i vjetër për të rënë në dashuri… Aspak… Unë kam kaq shumë plane dhe ide, për të bërë diçka të re, diçka ndryshe…” Protagonisti i kësaj kronike ndërroi jetë pak pas realizimit të saj, në moshën 98-vjeçare…