(Video) Skënderbeu, një “deja vu” beogradase e futbollit shqiptar në Evropë

Share Button

AlbanianSport.com 25.08.2017 18:50

ASNN – Do të jetë një “deja vu” beogradase për Skënderbeun vazhdimi i aventurës kontinentale, pasi skuadra korçare do të përballet në kuadër të grupit B të Ligës së Evropës. Ka qenë ky verdikti i shortit të fazës së grupeve, të hedhur të premten pasdreke në Monako, ndërsa dy skuadrat e tjera të grupit janë Dinamo e Kievit dhe “Jang Bojs” e Bernës. Siç dihet, edhe ky sezon i Ligës së Evropës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Në një kapriçio të shortit, do të jetë sërish një skuadër shqiptare, e për më tepër, që për ironi të fatit quhet “Skënderbeu”, ajo që do të zbresë për herë të dytë brenda këtyre 3 viteve të fundit në fushën e blertë të stadiumit të Beogradit, për t’u përballur, këtë radhë, me Partizanin vendas. Ka qenë ky verdikti i shortit të fazës së grupeve, të hedhur të premten pasdreke në Monako, ndërsa dy skuadrat e tjera të grupit janë Dinamo e Kievit dhe “Jang Bojs” e Bernës.

Pas asaj sfide të 14 tetorit 2014, ku bota përcolli pamje që s’kishin asgjë të përbashkët me futbollin, pasi ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre për shkak të dhunës, për t’i dhënë fillimisht fitorja në tavolinë serbëve nga UEFA, por për t’i kthyer pastaj Shqipërisë nga KAS-si i Loznës, tanimë është radha e Skënderbeut për të treguar karakter në këtë përballje. Midis grupeve të tjera, spikat K, ku Lacio përballet me Nisën, Zulte Varegemin dhe Viteshen e Arnhemit.

Ndërsa Milani, i rikthyer pas vitesh mungesë në arenën kontinentale, do të ketë një sfidë relativisht të lehtë në grupin D, ku do të përballet me Austrinë e Vjenës, Rijekën dhe me AEK-un e Athinës. Siç dihet, edhe ky sezon i Ligës së Evropës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen më 14 dhe 28 shtator, më 19 tetor, 2 dhe 23 nëntor dhe 7 dhjetor 2017, ndërsa shorti i turit të 32-shes hidhet më 11 dhjetor 2017.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh