AlbanianSport.com 23.08.2017 19:45
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar të mërkurën dy botimet e saj periodike, revistën e saj zyrtare, “Albania Futboll” dhe buletinin e statistikave të edicionit 2016-2017.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, këto botime mbartin rëndësi të veçantë. Shulku ka vlerësuar veçarërisht botimin e buletinit të statistikave vjetore, ku çdo i interesuar do të ketë të dhëna të hollësishme mbi çdo futbollist.
Mbi çdo që ka luajtur qoftë edhe një minutë të vetme në të gjitha nivelet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, duke nisur nga të rriturit, e deri tek ekipet e moshave. Sipas zyrtarit të Federatës, këto botime janë një vlerë e shtuar për veprimtaritë futbollistike në vend.