Gjergj Vyshka 20.08.2017 11:10
Erion Hoxhaj, ndërkombëtari vlonjat i basketbollit shqiptar, dje ka gjykuar ndeshjen e 3-të në Kampionatin Evropian U-16 për vajza, Divizioni B. Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit A, Norvegji-Finlandë 23-58 (5-19, 6-23, 3-10, 9-6).
Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ishte boshnjaku Ivan Miliçeviç, kurse i tretë meksikania Armanda Ramos Partida. Në total, në 3 muaj verë, Hoxhaj ka gjykuar në 18 ndeshje ndërkombëtare.
Nga këto, 7 ndeshje në Evropianin e Nën-20-vjeçarëve për djem, 8 ndeshje në Evropianin Nën-18-vjeçarëve për djem dhe 3 ndeshje në Evropianin Nën-16-vjeçareve për vajza, të gjitha në Divizionin B.
E deri më tani, “bilbili” shqiptar ka gjykuar nga një herë Islandën, Luksemburgun, Irlandën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Finlandën.