(Video) Basketboll – Meshkuj / Shqipëria, fund i turpshëm, largohet trajneri

Share Button

AlbanianSport.com 19.08.2017 22:30

ASNN – Një humbje që nuk përjetohej prej kohësh dhe një mbylljee padenjë e një pjesëmarrjeje në veprimtaritë ndërkombëtare, ku Shqipëria e basketbollit të meshkujve synonte të hidhte hapa përpara.

Kjo është me pak fjalë përmbledhja e pjesëmarrjes në grupin B të para-eliminatoreve të Botërorit 2019, ku Shqipëria i ka humbur të 4 ndeshjet e saj, teksa të shtunën ka kapitulluar turpshëm në Tiranë, duke u mundur 37-113, përballë Holandës.

Kështu, Shqipëria e ka mbyllur me turp grupin B të paraeliminatoreve të Botërorit 2019, pasi në takimin me Holandën, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, ka kapitulluar me shifrat e thella 37-113.

Në fakt, kjo ndeshje, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 H dhe në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale të transmetuesit publik, ka nisur mirë për kuqezinjtë, që madje e fitojnë 10-minutëshin e parë 16-14.

Por gjysmëora e mbetur e lojës ka qenë për t’u harruar për skuadrën e trajnerit Antonis Konstantinides, pasi kuqezinjtë kanë çaluar në të gjitha aspektet e lojës, përballë një Holande të kujdesshme dhe të disiplinuar në lojën e saj dhe që për asnjë moment nuk doli nga detyrat taktike dhe skemat e saj.

30-8 e ka fituar pjesën e dytë Holanda, duke shkuar në kryesim me shifrat 44-24. Dy pjesët e tjera kanë qenë edhe më të dobëta për Kombëtaren kuqezi, që shënon vetëm 5 pikë në 10-minutëshin e 3-të, përballë 35 pikëve të holandezëve, dhe 8 në të 4-tin dhe të fundit, përballë 34 pikëve të miqve.

Në përfundim firmoset kapitullimi 37-113, një humbje kjo që nuk përjetohej prej shumë vitesh nga Kombëtarja e të rriturve të Shqipërisë. Në përfundim të kësaj faze paraeliminatore, trajneri qipriot i Shqipërisë,  Antonis Konstantinides, ka deklaruar largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh