Gjergj Vyshka 18.08.2017 20:45
Partizani i trajnerit Ylli Tomorit në volejboll për meshkuj tashmë i ka bërë dy afrime në prag të sezonit të ri. Bëhet fjalë për Redi Bakirin e Elbasanit, një lojtar që edhe sezonin e kaluar bënte stërvitje me të kuqtë e Tomorrit dhe luante me verdheblutë, si dhe për Henri Mimanin, i cili ka luajtur me Farka Volejin.
Ndërkaq, nga të kuqtë deri më tani është larguar vetëm Adri Arapi. Skuadra e kuqe, e drejtuar nga trajneri Tomori dhe ndihmësi Elton Tukseferi, ka nisur përgatitjet e saj kryesisht me vrapime tek Liqeni dhe në palestër e shumë shpejt do të jetë dhe në parket për të nisur përgatitjen teknike.
Sezonin e kaluar, Partizanin ishte fituesi i Kupës së Shqipërisë, teksa në finale mundi Vllazninë, 3-2, por nuk arriti dot të ishte “kampione”, ndërsa në gjysmëfinalen e “play-off”-it për titull u eliminua pikërisht nga Vllaznia. Sidoqoftë, Bakiri e Mimani janë dy afrimet e para të Partizanit në merkaton verore.