(Video) Atletikë / Jusein Bolt… anatomia e rekordit historik të 100 m

Share Button

AlbanianSport.com 18.08.2017 10:40

ASNN – Jusein Bolt mund t’i ketë dhënë lamtumirën karrierës së tij të jashtëzakonshme, por 31-vjeçari është një sportist i rrallë, i cili vazhdon të studiohet për mënyrën e tij të garimit. I tillë është edhe rekordi i tij i 100 metrave, i vendosur në Botërorin e 2009-ës në Berlin, për të cilin rrjeti sportiv ndërkombëtar, Eurosport, ka bërë një analizë të detajuar.

Duke bërë një paralelizëm me rivalin e tij, Tajson Gej, kjo analizë së fill që nga nisja. I gjithë trupi i Boltit është në vijë të drejtë, duke shfrytëzuar kështu një përdorim efikas të forcës. E kundërta ndodh me Gejin, i cili është i përkulur dhe humbet energji në nisje. Po kështu, tendosja e Belit për Boltin është më maksimale sesa ajo e rivalit të tij, ashtu sikundër edhe gjuri i tij është i ngritur drejt dhe jo i drejtuar poshtë.

Edhe hapi i dytë është i rrafshët për Boltin dhe i lartë për Gejin, çka i ofron xhamajkanit distancë më të shkurtër dhe fiton më tepër kohë sesa amerikani. Bolti ka nisjen më të mirë, ndërsa rivali i tij është 4 të qindtat më i ngadaltë. Ai ka edhe shpejtësinë më të lartë, teksa në 40 metra garë, Bolti e ka hapin 2.67 metra dhe bën 4.49 hapa në sekondë.

Por, në 60 metra garë, Bolti e ka hapin 2.77 metra, pra ka fituar 10 centimetra për hap, dhe, duke bërë 4.49 hapa në sekondë, e ka rritur shpejtësinë me 1.5 km në orë. Tajson Gej e ka shpejtësinë më të madhe në 55 metra, 44.10 km në orë, ndërsa Jusein Bolti e ka në 68 metra, 44.72 km në orë. Edhe në finish, Bolti shkon me një lëvizje të lirshme të trungut, kundrejt lëvizjes së tendosur të rivalit të tij.

Po kështu, në vrapim, xhamajkani ka trajtën optimale të lëvizjes, kundrejt trajtës së gabuar të amerikanit, që e ka gjurin poshtë, ndërsa Bolti e ka gjurin më lart. Kjo i jep Boltit një efekt më të vogël frenues në vendosjen e këmbës, ndryshe nga rivali i tij amerikan. Në 30 metrat e fundit, 32-vjeçari, atëherë 24 vjeç, e ruan shpejtësinë, kur amerikani e humbet atë.

Në 80 metra, Bolti vrapon me 44 km në orë, kurse Geji ka humbur 0.5 km në shpejtësi. Në 90 metra, Bolti vrapon po me 44 km në orë, kurse Geji ka humbur tashmë 1 km në shpejtësi. Ndaj dhe finishi i tij është më i mirë. Me pak fjalë, atletika botërore tanimë po pres se kur dhe kush do ta mbushë boshllëkun e krijuar nga tërheqja e këtij atleti të jashtëzakonshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh