Gjergj Vyshka 25.07.2017 14:20
Sipas trajnerit Klarent Dedaj, të premten në ora 19:00, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana Eagles Basket do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Sferën e Skënderajt. Me këtë skuadër ka luajtur dhe vitin e kaluar, por në fushën e kësaj të fundit.
Ndërsa lojtarët që do të përbëjnë Eagles Basket në këtë miqësore janë: Kristi Palko, Mirsad Adili, Marvi Gradeci, Herli Serdari, Arlindo Vogli, Julian Hamati, Laert Troja, Sedrik Veli, Françesko Nikolli, Glen Ahmataj, Mikel Ambo, Franci Doçie, Lusien Kala, Pjerin Paplekaj.
Sezonin e kaluar, Tirana Eagles Basket ishte në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, luajti në “play-off” për t’u ngjitur në Superiore ndaj Ardhmëria Basket, por pa mundur t’ia dalë. Kurse sivjet kërkon ta realizojë këtë objektiv, ndaj dhe tashmë ka nisur dhe miqësoret.
Por pa harruar misionin e zhvillimit dhe të ndeshjeve mes veteranëve. Ndaj miqësorja e së premtes me Sferan e Skënderajt ia vlen për t’u ndjekur, aq më tepër që kundërshtari i skuadrës së Klarent Dedajt është bërë pjesë e superligës kosovare.