AlbanianSport.com 25.07.2017 07:55
ASNN – Ato janë disa prej stadiumeve më të famshëm në botë,por nuk kanë qenë gjithmonë kaq mbresëlënës sa sot. Ky ka qenë “San Siroja”, shtëpia e Milanit dhe Interit. Por tanimë ai është një mjedis krejt tjetër sportiv, që pas 4 rinovimesh që nga viti 1925, tanimë ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.
Kurse ky ka qenë “Olld Traford”-i, shtëpia e Mançester Junajtid që nga hapja në 1910-ën, ndërsa tanimë është një stadium modern 76 mijë vendësh, i mbiquajtur ndryshe si “Teatri i Ëndrrave”.
Edhe më mbresëlënës është transformimi i “Santiago Bernabeut”, Stadiumit të Realit të Madridit që hapi dyert më 1947-n dhe që pas 2 rinovimesh dhe 4 zgjerimesh, tanimë ka një kapacitet prej 81 mijë vendesh.
Një tjetër stadium mitik i futbollit anglez dhe evropian është ai i “Enfilld Roud”, shtëpia e Liverpulit, i ndërtuar në vitin 1884, dhe që pas rinovimeve të hepëpashershme tanimë ka një kapacitet prej 54 mijë vendesh, që e bëjnë të 6-tin më të madhin në Angli.
Edhe më i lashtë sesa stadiumi i Liverpulit, është ai i Çellsit, që njihet si “Stemford Bridxh”. Që nga ndërtimi i tij më 1876-ën, stadiumi londinez është rinovuar tërësisht vetëm dy herë, në dy skajet e shekullit të 20-të, duke ardhur në një kapacitet prej 41 mijë vendesh.