Nëse keni nevojë për sauna, ejani në Sallën Olimpike…

Share Button

Nga Gjergj Vyshka 24.07.2017 18:00

“Nëse keni nevojë për sauna, ejani në sallën olimpike”. Është kjo thirrja që mund t’i bëhet publikut, i cili duhet të paguajë një biletë prej 200 lekësh për të parë një ndeshje basketbolli të kombëtares në kushte aspak komode. Nëse volejbolli i meshkujve dhe i femrave në Ligën e Evropës në qershor i kishte të paktën 10 ventilatorë, që përsëri nuk bënin asgjë, këtë herë dushi i djersëve ishte perfekt dhe nuk kishte letër, apo karton të të freskonte.

U lanë nga djersët ata që luajtën në parket, gjyqtarët që vrapuan, por dhe stafet në stol, sekretaria, mediet dhe kameranët, por dhe publikun. Siç duket të gjitha ankesat dhe kritikat po bien në vesh të shurdhët, sepse Bashkia e Tiranës, apo Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit që e ka nën kujdes, nuk ka bërë asnjë hap për impiantin e kondicionimit të sallës. Se kur, atë nuk e di askush. Por taksirati i njerëzve që vazhdojnë të freskohen pasi të kenë dalë nga Salla “Feti Borova” e Parkut Olimpik.

Madje, në një zhvillim tjetër në kufijtë e qesharakes, dje ka qenë në rrezik dhe transmetimi në Rrjetin e Radio-Televizonit Shqiptar, sepse nuk arrinte korrenti nga salla tek autobusi për t’u shpërndarë në kamera. Dhe vetëm ndërhyrja e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit e bëri të mundur, ndërsa nëse vazhdohet në këtë gjendje, si ndaj Austrisë më 2 gusht, ashtu dhe ndaj Holandës më 19 gusht nuk do të ketë spektatorë.

Dhe jo vetëm kaq, por është e sigurt që do të ketë gjoba ndërkombëtarësh ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit, të cilët kujtuan se shpëtuan me këtë sallë. “Sauna” në verë, “frigorifer” në dimër, lojërat me dorë dhe këtë herë nuk shpëtuan dot nga kushtet e këqija ku kanë luajtur deri më sot. Pasi Salla e re “Feti Borova”, të paktën deri më tani, përveç bukurisë, nuk ka asnjë ndryshim nga sallë kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, apo dhe salla sportive “Farie Hoti”.

Pra, e thënë ndryshe, asnjëherë nuk u bë një gjë e saktë. Ndaj, nëse doni të dobësoheni, të paktën tani… ejani në “saunën” “Feti Borova” të Parkut Olimpik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh