Gjergj Vyshka 24.07.2017 14:20
Qiprioti i stolit kuqezi, Antonis Konstantinides, ka pranuar se miqësoret do ta ndihmojnë Shqipërinë që të rritet dhe të përmirësohet përpara Eliminatoreve. “Ne kemi luajtur një ndeshje me hope, ndërsa jemi rritur në dy pjesët e dyta”, – ka thënë ai.
“Kemi provuar shumë lojtar, kurse këto miqësore me Kosovën, apo dhe me Armeninë, Azerbajxhani dhe Iranin do të na ndihmojnë për t’u rritur, – ka vijuar trajneri i kuqezinjve të koshit të meshkujve, duke folur pas ndeshjes.
“Jemi më mirë se sa vitin e kaluar, por kemi ende nevojë për t’u përmirësuar, sepse gabojmë shumë”, – ka thënë Konstandinides, kurse kuqezinjtë nisen sot drejt Armenisë për turneun miqësor që zhvillohet midis 24 dhe 29 korrikut 2017.