Gjergj Vyshka 24.07.2017 10:40
Për shkak të përplasjes së një dite më parë, që burime nga Federata Shqiptare e Basketbollit tregojnë se ka qenë më tepër faji i amerikanit Mozer se sa i Berishës, pavarësisht ekspresivitetit të tij, Konstantinides ka vendosur ta lërë në stol. Por nuk ka ndodhur kjo gjë me kosovarët, që e kanë aktivizuar Berishën, i cili ka qenë i papërmbajtshëm.
Veçanërisht në pjesën e dytë, ndërsa në pushim ka arritur në numrin 6 të 3-pikëshave të realizuar. 19-25 pjesa e parë, 14-31 e dyta dhe, në pushimin e madh, Kosova ka kryesuar bindshëm, 33-56. Kaq ka mjaftuar që Konstantinides të shpërthejë në dhomat e zhveshjes me zë të lartë.
Shqipëria ndryshon dhe e fiton pjesën e tretë, 23-20 dhe Kosova kryeson 56-76. Edhe të fundit e kanë fituar kuqezinjtë, 16-14, por në përfundim Kosova ka triumfuar me rezultatin e përgjithshëm, 72-90, që duke i shtuar dhe fitoren e së shtunës, 63-71, atëherë ka treguar nivel më të lartë sesa Shqipëria.
Shqipëri – Kosovë 72-90
(19-25, 14-31, 23-20, 16-14)
Shqipëria: Kovaçi (2), Hysenagolli (9), Shima (18), Dusha (11), Bushati (8) / Merkaj, Bërdica (2), Vaqarri, Gjyzeli (9), Muça (12). Trajner: A. Kostandinides.
Kosova: Kastrati (7), Hajrizi, Zekiqi, Shoshi (16), Morina (4) / Hajdari, Veseli (20), G. Rugova (2), Berisha (25), Grosha (2), F. Rugova (4), Mekaj (11). Trajner: B. Grinberg.
Gjyqtarë: Xh. Mumini (Kosovë), G. Hoxha, M. Kasemi (Shqipëri)