Gjergj Vyshka 16.10.2014 16:40
Përtej problemeve që mbart një kampionat, kjo dhe për shkak të kërkesave të mëdha për t’u shpallur fitues, Federata Shqiptare e Mundjes e ka kthyer tashmë në traditë nderimin e atyre që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e këtij sporti në vend.
Kështu ka ndodhur dhe dje në ceremoninë e hapjes së kampionatit, e cila është paraprirë dhe nga grupi i valltarëve të vegjël, kuptohet për të krijuar një tjetër atmosferën.
Dhe me titullin “Nderi i mundjes shqiptare” janë nderuar Artan Mitro, Luan Bejtaj, Fatmir Muça, Shkëlzen Gega, Ndue Ndoci dhe Vajdin Lamaj. Sakaq presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka kërkuar një minutë heshtje për ish-mundësin e Besëlidhjes, Pëllumb Hila, i ndarë nga jeta disa ditë më parë.
“Duhet të bëjë të ditur se kampionët e tanishëm do të jenë pjesë e kombëtares në Kampionatet Evropiane dhe Botërore, të cilat do të jenë të vlefshme si kualifikuese për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016””, – ka theksuar ai.
“Ne si Federatë urojmë Daniel Godellin dhe Romela Begajn për titullin “kampion bote” në peshëngritje, duke shpresuar edhe mundja do të ketë kampionët e saj të Evropës, Botës, e pse jo dhe Olimpik. Ju uroj suksese dhe le të fitojë më i miri.”
Rezultatet teknike të
Kampionatit Kombëtar
të Mundjes – Të Rritur
Stili klasik
Pesha 59 kg Jurgen Uku (Olimpik G)
Pesha 66 kg Shpresim Gjana (Olimpik G)
Pesha 71 kg Dritan Therepeli (Tomori)
Pesha 75 kg Julian Gjelaj (Besëlidhja)
Pesha 80 kg Enio Limushaj (Flamurtari)
Pesha 85 kg Alban Meçaj (Besëlidhja)
Pesha 98 kg Xhordi Pasha (Olimpik G)
Pesha 130 kg Klodian Koçi (Partizani)
Si ekip: Besëlidhja 26 pikë
Sportisti më i mirë: Shpresim Gjana (Olimpik G)
Stili i lirë
Pesha 57 kg Islam Islamaj (Teuta)
Pesha 61 kg Veli Susuri (Kukësi)
Pesha 65 kg Elton Azuni (Teuta)
Pesha 70 kg Vilson Ndregjoni (Teuta)
Pesha 74 kg Qamil Bajrami (Vllaznia)
Pesha 86 kg Blerim Isederi (Kukësi)
Pesha 97 kg Edon Shala (Kukësi)
Pesha 125 kg Egzon Shala (Kukësi)
Si ekip: Teuta 27 pikë
Sportisti më i mirë: Qamil Bajrami (Vllaznia)