Gjergj Vyshka 16.10.2014 15:55
ASNN – Trajneri i ri i Besës, Bledar Sinella, e ka nisur me fitore karrierën e tij në krye të kavajasve. Në anën tjetër, peqinasit rehabilitohen pas humbjes me Dinamon me fitoren ndaj Albpetrolit të Patosit. Edhe Stavri Nica e ka nisur mbarë në krye të pankinës së Mamurrasit, duke fituar minimalisht ndaj Sopotit.
Miqësore për të tërë në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, kurse në Kategorinë Superiore, me përjashtim të Flamurtarit, të gjitha të tjerat e kanë mbyllur javën me teste brenda familjes.
Pyetja që shtrohet është se sa i kanë vlejtur skuadrave inferiore këto miqësore, në një kohë që kampionati është në mes dhe çdo dëmtim lojtari është një minus i madh për kampet respektive.
Megjithatë kështu kanë menduar dhe kështu kanë vepruar. Efekti, kur të luhet java e shtatë e kategorisë së Parë.
Rezultatet e miqësoreve të djeshme:
Besa – Tomori 3-1
Mamurrasi – Sopoti 1-0
Shkumbini – Albpetrol 2-1
Ada – Ada B 5-2